Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 7 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një nëndetëse suedeze ka zbuluar struktura të pazakonta nën akullin e Antarktidës gjatë një misioni shkencor, por u zhduk në mënyrë misterioze në thellësi.
Një nëndetëse autonome suedeze ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm nën akullin e Antarktidës përpara se të zhdukej pa asnjë shpjegim, duke lënë pas jo vetëm të dhëna shkencore të vlefshme, por edhe shumë pikëpyetje. Bëhet fjalë për nëndetësen pa ekuipazh “Ran”, e cila në vitin 2022 u përdor nga Universiteti i Goteborgut për të studiuar platformën e akullit Dotson.
Misioni i “Ran” zgjati 27 ditë, gjatë të cilave ajo lundroi nën akull me qëllim të kuptonte pse ana lindore e platformës po shkrihej më ngadalë, ndërsa ana perëndimore po humbiste akull me ritme shumë më të shpejta. Gjatë këtij operacioni, nëndetësja arriti të hartëzojë rreth 139 kilometra katrorë nën akull, duke zbuluar struktura të pazakonta si pllaja të sheshta, gropa dhe shkallë në formë tarracash, të krijuara nga shkrirja e akullit nga poshtë.
Të dhënat treguan se shkrirja në bazë po përshpejtohej nga uji i ngrohtë i thellësive, një rrymë e kripur që vjen nga Oqeani Jugor dhe gërryen platformat e akullit nga poshtë. Sipas matjeve satelitore, disa kanale shkrirjeje po humbasin deri në 12 metra akull në vit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të detit.
Ran regjistroi gjithashtu çarje të thella që përshkojnë gjithë trashësinë e akullit, disa prej të cilave janë të hapura që nga vitet ’90 dhe janë zgjeruar me kalimin e kohës nga uji i ngrohtë. Këto çarje funksionojnë si “kanale të fshehta” që përshpejtojnë shkrirjen e akullit, një element që shpesh nuk merret parasysh në modelet kompjuterike klimatike.
Megjithatë, gjatë një dite të misionit, nëndetësja pushoi papritur së dërguari sinjale. Asnjë alarm, asnjë mesazh, “Ran” thjesht u zhduk, rreth 16 kilometra nën akull. Pavarësisht humbjes, të dhënat e dërguara më herët ofrojnë një pamje të rrallë mbi mekanizmat e fshehtë të shkrirjes së Antarktidës dhe nënvizojnë sa shumë mbetet ende për t’u zbuluar në këtë kontinent ekstrem.
Ngjarja e pazakontë u regjistrua në Holandë, gjykata e shpall të pavlefshme: “Formulimet nuk përmbushin kërkesat e Kodit Civil”.
15:29 1 ditë më parë10.01.2026.
Autori
Një ndryshim në mënyrën si e karikojmë dhe rendin e veprimeve, mund ta rrisë shumë lehtë jetëgjatësinë e telefonit tonë celular.
12:32 4 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Startup-i i Elon Musk, xAI, mbyll një raund të madh me mbështetjen e investitorëve. Fokusi është në garën globale për inteligjencën artificiale, duke përfshirë fuqinë kompjuterike, kapitalin dhe tensionet e reja rregullatore.
10:00 4 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga rekrutimi dhe personalizimi i rrjeteve sociale, deri te përparimet mjekësore. Tani, ajo po testohet edhe në fushën e planifikimit urban.
22:00 4 ditë më parë06.01.2026.
Autori
Një projekt historik për ndërtimin e një tuneli të madh nënujor që lidh Spanjën me Marokun është konsideruar “teknikisht i realizueshëm”, duke hapur rrugën për një lidhje hekurudhore që do të shkurtojë ndjeshëm udhëtimin midis Europës dhe Afrikës.
22:01 5 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Pas çdo mesazhi që shkruajmë në rrjetet e inteligjencës artificiale, ka qendra të të dhënave dhe sisteme ftohjeje që konsumojnë shumë energji dhe që konsumojnë sasi të mëdha uji të freskët, ndaj me një faleminderit të pa thënë mund të kursesh më shumë.
15:55 6 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Në vitin 2026 pritet rritje e çmimeve të pajisjeve teknologjike, pasi çmimi i RAM-it është më shumë se dyfishuar që nga fundi i 2025. Arsyeja kryesore është kërkesa e madhe nga inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave, që ka krijuar mungesë furnizimi.
16:45 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Pas më shumë se 80-vjetësh, studiuesit zbulojnë në Spanjë nëndetësen franceze Le Tonnant, e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke nxjerr në dritë një mister historik.
12:40 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Europa po bën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e transportit hekurudhor me projektin monumental TBB, tunelin e Breneros, që do të lidhë Alpet e Jugut të Italisë me Tirolin në Austri.
12:17 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Komente (0)