Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kina ka ndezur debat global, pasi ka prezantuar konceptin e një anijeje luftarake gjigante që duket sikur ka dalë nga filmat “Star Wars”. E quajtur Luanniao, kjo platformë pretendohet se do të fluturojë në skajin e atmosferës së Tokës dhe të shërbejë si bazë ajrore për dhjetëra avionë pa pilotë.
Kina ka prezantuar planet për një anije luftarake ajrore dhe hapësinore futuristike, të ngjashme me teknologjinë e filmave “Star Wars”, e cila pritet të fluturojë në skajin e atmosferës së Tokës dhe të mbajë gati 100 avionë luftarakë pa pilot.
Anija, e quajtur Luanniao, është pjesë e një projekti ambicioz që synon të zgjerojë ndjeshëm aftësitë ushtarake dhe hapësinore të Kinës. Sipas pretendimeve zyrtare, ajo mund të jetë funksionale brenda 20 deri në 30 vitet e ardhshme.
‘Luanniao’ është planifikuar të jetë 794 metra i gjatë, 2244 metra i gjerë dhe të ketë një kapacitet për mbajtje të peshës deri në 120,000 tonë.
Anija luftarake, e cila pritet të jetë më e madhja në botë nëse do të ndërtohet ndonjëherë, po projektohet për të transportuar deri në 88 avionë luftarakë pa pilot Xuan Nu. Këta avionë, ende në fazën e tyre konceptuale, do të projektohen të jenë avionë të fshehtë, shumë të manovrueshëm dhe të aftë për të lëshuar raketa hipersonike.
Ekspertët nuk janë të sigurt nëse ‘Luanniao’ mund të ndërtohet ndonjëherë dhe shumë pretendojnë se është një marifet publicitar që synon të frymëzojë publikun kinez.
Por nëse do të realizohej nga Pekini, anija e re luftarake do të "ia kalonte pothuajse të gjithëve", sipas Peter Layton, një ekspert i mbrojtjes që punon pranë Institutit Griffith Asia të Australisë.
Ai i tha Telegraph se ‘Luanniao’ do të ishte e aftë të fluturonte mbi raketa tokë-ajër dhe avionë të tjerë luftarakë.
"Ajo do të jetë jashtë rrezes së motit dhe jashtë rrezes së shumicës së sistemeve mbrojtëse. Për audiencën e jashtme kjo jep një pamje sikur po punojnë në teknologji që rajoni thjesht nuk mund ta aspirojë. Është fjalë për fjalë diçka nga Star Wars", tha Layton.
Anija hipotetike mund të jetë gjithashtu në gjendje të pozicionohet direkt mbi objektivat, duke i synuar ato në mënyrë më efektive. Ajo është pjesë e projektit më të gjerë të Kinës, të quajtur 'Nantianmen', që do të thotë 'Porta Jugore Qiellore'.
Projekti i zhvilluar nga Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, synon të zhvillojë aftësitë hapësinore dhe ajrore të Kinës. Anija luftarake u konceptua për herë të parë 10 vjet më parë, por deri tani mbetet sipas ekspertëve në kufijtë e fantashkencës.
Teknologjia e nevojshme për çdo avion, e lëre më një të madhësisë së Luanniao, që të qëndrojë pezull në skajin e kufirit të Tokës, ende nuk ekziston. Ajo do të kërkonte gjithashtu sasi të madhe karburanti, si dhe një sistem krejtësisht të ri shtytës.
Dhe për të lëshuar Luanniao në hapësirë, Kina do të kishte nevojë për raketa të ripërdorshme. Megjithëse ka kohë që zhvillon një të tillë, ende nuk ka pasur ndonjë sukses zyrtar.
SpaceX ka blerë xAI, njoftoi kompania, duke bashkuar dy nga kompanitë më ambicioze të Elon Musk.
12:50 3 h më parë03.02.2026.
Autori
Kina ka vendosur të ndalojë dorezat e fshehta në dyert e makinave elektrike, për motive sigurie.
07:56 8 h më parë03.02.2026.
Autori
Théodore, student 20-vjeçar, kujton se si inteligjenca artificiale e çoi në teh.
14:35 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori‘Orca’ mund të udhëtojë më shumë se 12,000 kilometra nën ujë, duke vepruar plotësisht autonome.
15:44 2 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Prodhuesi kinez i robotëve humanoid ‘Engine AI’ ka njoftuar planet për të dërguar një robot humanoid në hapësirë, me qëllim krijimin e astronautit të parë robotik në botë.
12:16 5 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh.
12:32 6 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Ndryshon strategjia, kompania thekson se të ardhurat nga reklamat nuk mjaftojnë më për të mbuluar shpenzimet për shërbimet e bazuara në inteligjencë artificiale.
14:34 7 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
14:10 8 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ora juaj tregon se keni pasur tre orë gjumë të thellë. A duhet ta besoni? Miliona njerëz mbështeten në aplikacionet e telefonit dhe pajisjet si unazat, orët inteligjente dhe sensorët për të monitoruar se sa mirë po flenë, por këta gjurmues nuk e matin domosdoshmërisht gjumin drejtpërdrejt
22:30 8 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Komente (0)