“Hajdutët 2.0” në Itali, sa i vërtetë është fenomeni që po shqetëson mijëra njerëz?

Mediet italiane po raportojnë për një fenomen të ri kriminal të quajtur “Hajdutët 2.0”, të cilët dyshohet se përdorin pajisje POS për të kryer vjedhje pa kontakt në vende të mbipopulluara, nga Milano deri në Napoli.

04.02.2026. 23:00

“Hajdutët 2.0” në Itali, sa i vërtetë është fenomeni që po shqetëson mijëra njerëz?

Mediet italiane po raportojnë për një fenomen të ri kriminal të quajtur “Hajdutët 2.0”, të cilët dyshohet se përdorin pajisje POS për të kryer vjedhje pa kontakt në vende të mbipopulluara, nga Milano deri në Napoli. Sipas gazetës Corriere della Sera, disa raste kanë shkaktuar alarm publik, pasi viktimat kanë marrë njoftime bankare për pagesa deri në 50 euro pa qenë të vetëdijshme.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo lloj vjedhjeje është teknikisht i mundur, por shumë i vështirë në praktikë. Kartat bankare aktivizohen vetëm kur ndodhen shumë afër pajisjes POS, zakonisht më pak se 4 centimetra. Për më tepër, nëse një person mban më shumë se një kartë pa kontakt në portofol, transaksioni zakonisht dështon për shkak të ndërhyrjes së sinjaleve.

Edhe telefonat inteligjentë janë relativisht të sigurt. iPhone kërkon verifikim biometrik ose kod për të aktivizuar pagesën NFC, ndërsa versionet e reja të Android-it kërkojnë zhbllokim të pajisjes për çdo transaksion. Vetëm modelet më të vjetra paraqesin një rrezik më të madh.

Portofolët me mbrojtje RFID/NFC mund të ofrojnë siguri shtesë, por ekspertët vlerësojnë se për përdoruesit e zakonshëm, rreziku real mbetet shumë i ulët. Fenomeni “Hajdut 2.0” më tepër krijon frikë sesa përbën një kërcënim masiv real.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)