Degët në universitet që po mbyllen nga Inteligjenca Artificiale

Zhvillimi i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale po transformon tregun e punës dhe, bashkë me të, edhe mënyrën se si të rinjtë zgjedhin degët universitare.

Burimi: elEconomista

24.02.2026. 15:41

Degët në universitet që po mbyllen nga Inteligjenca Artificiale

Zhvillimi i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale po transformon tregun e punës dhe, bashkë me të, edhe mënyrën se si të rinjtë zgjedhin degët universitare. Automatizimi i proceseve dhe përdorimi i programeve inteligjente kanë reduktuar nevojën për disa profile tradicionale, duke i detyruar profesionet të përshtaten me realitetin e ri teknologjik.

Sipas një analize të publikuar nga “elEconomista”, disa degë studimi, në formën e tyre klasike, rrezikojnë të humbasin terren për shkak të përparimit të IA-së. Një prej tyre është Përkthimi dhe Interpretimi. Sot ekzistojnë mjete të avancuara përkthimi që ofrojnë saktësi të lartë në kohë reale. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë se specializimet në përkthim juridik apo mjekësor mbeten ende të kërkuara.

Një tjetër degë e prekur është Kontabiliteti. Shumë procese rutinë financiare tashmë kryhen nga programe kompjuterike, duke reduktuar nevojën për staf në detyra bazë. Si alternativë, rekomandohet thellimi në analiza financiare të avancuara ose auditim të specializuar.

Edhe Drejtësia përmendet si një fushë ku tregu është i mbingopur, ndërsa AI mund të kryejë kërkime ligjore dhe përgatitje dokumentesh në nivele bazë. Specializime si e drejta e teknologjisë apo siguria kibernetike konsiderohen më premtuese.

Administrimi i Biznesit, nëse ndiqet pa një profil të qartë specializimi, shihet si tepër i përgjithshëm dhe me konkurrencë të lartë. Studentët këshillohen të fokusohen në fusha specifike për t’u dalluar në treg.

Së fundmi, Dizajni Grafik tradicional po sfidohet nga platformat që gjenerojnë përmbajtje vizuale brenda sekondash. Në vend të tij, po fiton terren Dizajni i Përvojës së Përdoruesit (UX/UI) dhe Dizajni i Produkteve Digjitale.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se asnjë profesion nuk zhduket plotësisht, por transformohet. Çelësi për sukses mbetet përshtatja me teknologjinë dhe investimi në aftësi të specializuara që IA nuk mund t’i zëvendësojë lehtësisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)