Elon Musk njeriu më i pasur në botë, në historinë moderne

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, në historinë moderne. Themeluesi i Tesla tashmë zotëron 749 miliardë dollarë.

Burimi: BBC

21.12.2025. 16:24

Elon Musk njeriu më i pasur në botë, në historinë moderne

Pasuria neto e shefit ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, ka arritur në një nivel rekord prej 749 miliardë dollarësh, pasi Gjykata e Lartë e Delaëare vendosi të rikthejë paketën e aksioneve të Tesla-s me vlerë 139 miliardë dollarë, e cila ishte shfuqizuar vitin e kaluar. Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, ky vendim e ka bërë Musk personin më të pasur në historinë moderne.

Paketa e famshme e kompensimit e vitit 2018, e cila fillimisht vlerësohej rreth 56 miliardë dollarë, u rivendos të premten, dy vite pasi një gjykatë më e ulët e kishte rrëzuar marrëveshjen duke e cilësuar atë si “të paimagjinueshme”. Gjykata e Lartë argumentoi se vendimi i vitit 2024 për ta anuluar paketën kishte qenë i papërshtatshëm dhe i padrejtë ndaj Musk.

Zhvillimi vjen në një moment kur Musk tashmë kishte hyrë në histori më herët gjatë javës, duke u bërë personi i parë që kalon kufirin e 600 miliardë dollarëve pasuri neto.

Ndërkohë, në nëntor, aksionarët e Tesla-s miratuan veçmas një plan kompensimi prej 1 trilion dollarësh për Musk – paketa më e madhe e pagesës korporative e njohur ndonjëherë. Investitorët shprehën kështu mbështetjen e tyre për vizionin e Musk, i cili synon ta shndërrojë Tesla-n nga një prodhues automjetesh elektrike në një gjigant të inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Sipas Forbes, pasuria e Musk tani tejkalon atë të bashkëthemeluesit të Google, Larry Page, personi i dytë më i pasur në botë, me afro 500 miliardë dollarë diferencë, duke e konsoliduar Musk si figurën dominuese të pasurisë globale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)