Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë gjithmonë Aleancën e NATO-s, duke theksuar se Rusia dhe Kina e respektojnë dhe i frikësohen aleancës vetëm për shkak të pranisë amerikane në të.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se “SHBA-ja do të jetë gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ajo nuk do të ishte aty për ne”, duke shtuar se fuqia e rindërtuar amerikane është faktori kryesor i stabilitetit global, shkruan Newsmax.
Deklarata vjen në një moment tensionesh me Danimarkën, pas rikthimit të administratës Trump te ideja për blerjen e Groenlandës. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një veprim i tillë do të rrezikonte vetë themelet e NATO-s.
Trump theksoi gjithashtu rolin e tij në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s, duke pretenduar se i ka shtyrë ato të arrijnë deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas tij, pa angazhimin amerikan, Rusia do të kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)