Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli vendimin për të tërhequr SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, pas nënshkrimit të një memorandumi presidencial.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky hap synon të ndalojë përfshirjen dhe financimin e institucioneve që, sipas administratës, nuk përputhen më me interesat kombëtare amerikane.
Dokumenti u kërkon të gjitha agjencive federale të ndërpresin bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare për 35 organizata joqeveritare, si dhe për 31 organizata dhe struktura të lidhura me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë theksojnë se këto organizata konsiderohen se veprojnë në mënyrë të kundërt me interesat strategjike të SHBA-së, duke prekur çështje të sigurisë kombëtare, sovranitetit dhe mirëqenies ekonomike të vendit.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendimi është rezultat i një procesi të gjerë rishikimi, i cili ka përfshirë të gjitha organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare, marrëveshjet dhe traktatet ku Shtetet e Bashkuara janë të përfshira ose kontribuojnë financiarisht.
Administrata Trump e cilëson këtë veprim si pjesë të një politike për të riorientuar angazhimin ndërkombëtar të vendit në funksion të prioriteteve kombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)