Pushtuan fushën e futbollit të veshur si policë, ekzekutim horror në Ekuador

Një prej viktimave dyshohet se është kreu i bandës Los Lagartos, Stalin Rolando Olivero Vargas, i njohur edhe si “El Marino”.

10.01.2026. 13:53

Pushtuan fushën e futbollit të veshur si policë, ekzekutim horror në Ekuador

Një ekzekutim horror, që ka tronditur botën, është regjistruar në Ekuador. Persona të armatosur mësynë në klubin ekskluziv të Golfit në Isla Mocoli në Guayas, duke vrarë tre persona.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, te grupi i vrasësve me pagesë, një pjesë e anëtarëve mbanin të veshura uniforma të policisë dhe të ushtrisë ekuadoriane. Ata thyen barrierat e sigurisë dhe u futën në fushën e futbollit, ku po zhvillohej një ndeshje.

Pasi i detyruan lojtarët dhe disa persona që ishin spektatorë të shtroheshin në tokë, vrasësit konfirmuan me kujdes identitetin e gjithsecilit, duke ekzekutuar tre persona, ndërsa sipas raportimeve ka edhe të plagosur.

Një prej viktimave, që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet është Stalin Rolando Olivero Vargas, i njohur edhe si “El Marino”. Ai ishte kreu i bandës Los Lagartos dhe dyshohej se ishte shënjestra kryesore e vrasësve me pagesë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)