Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo nga Evropa. Deklarata u bë gjatë një prononcimi për mediat, e cituar nga CNN.
“Është e qartë se presidenti Putin nuk i frikësohet Evropës. Ai i frikësohet Shteteve të Bashkuara, të cilat i udhëheq unë. Nga Evropa nuk ka frikë,” u shpreh Trump.
I pyetur nëse do të ndërmerrte një operacion për arrestimin e Putinit në Rusi, në një skenar të ngjashëm me atë të Venezuelës, Trump tha se shpreson që një gjë e tillë të mos jetë e nevojshme. Ai theksoi se historikisht ka pasur marrëdhënie shumë të mira me liderin rus, por u shpreh i zhgënjyer prej tij për mënyrën se si po trajtohet çështja e luftës.
Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu Evropën, duke thënë se kontinenti “është bërë një vend tjetër” dhe se duhet “të reflektojë dhe të bashkohet”.
Në vijim, ai sulmoi politikat evropiane për migracionin dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër, duke ironizuar instalimin e turbinave me erë. “Ata po vendosin mullinj ere kudo dhe po humbasin pasurinë e tyre,” deklaroi Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)