Kolosi amerikan i markave luksoze nis procedurat e falimentimit

“Saks Global”, pronar i dyqaneve firmato në “Fifth Avenue” në Manhattan të New York-ut, synon rikonstruktimin e borxhit me vlerë 5 miliardë dollarë.

14.01.2026. 11:23

Kolosi amerikan i markave luksoze nis procedurat e falimentimit

Një nga emrat më të mëdhenj të tregtisë së luksit në Shtetet e Bashkuara, kompania “Saks Global”, ka paraqitur kërkesë për falimentim sipas procedurës “Kapitulli 11”, duke synuar ristrukturimin e borxheve dhe për të arritur stabilizimin financiar.

Kompania, e cila zotëron markat ikonike “Saks Fifth Avenue” në Manhattan të New York-ut, ka siguruar një paketë financimi prej 1,75 miliardë dollarësh për të vazhduar aktivitetin dhe për të mbështetur procesin e rimëkëmbjes. Drejtuesit kanë garantuar se operacionet do të vazhdojnë normalisht, ndërsa pagat e punonjësve, përfitimet dhe programet për klientët do të respektohen.

Administratori i ri, Geoffroy van Raemdonck, e cilësoi këtë moment si një pikë kthese për kompaninë, duke theksuar se ristrukturimi do t’i mundësojë “Saks Global” të ruajë një rol kyç në të ardhmen e tregtisë së luksit. Vendimi për falimentim vjen pas dështimit në shlyerjen e një pagese me vlerë 100 milionë dollarë dhe përballë borxhit total që ka arritur shifrën e 5 miliardë dollarëve, në një kohë kur të ardhurat vjetore mbeten nën 6 miliardë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)