Agjentët e ICE në tjetër incident, oficeri plagos një burrë në Mineapolis

Pas ngjarjes së rëndë ku agjentë të ICE qëlluan për vdekje një grua, një tjetër incident është shënuar me Shërbimin Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.

Burimi: Newsmax

15.01.2026. 08:27

Agjentët e ICE në tjetër incident, oficeri plagos një burrë në Mineapolis

Pas ngjarjes së rëndë ku agjentë të ICE qëlluan për vdekje një grua,  një tjetër incident është shënuar me Shërbimin Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.  Në Mineapolis një oficer ka qëlluar një burrë në këmbë , teksa mësohet se ai ishte në ndjekje të tij pasi ndodhej ilegalisht në SHBA dhe ishte shtetas i Venezuelës.

Vetë autoritetet konfirmuan ngjarjen, teksa bën të ditur se burri u dërgua në spital. Burri doli nga makina e tij dhe pati përplasje fizike me oficerin e ICE. Vetëm në Minesota kësaj jave janë vendosur 3 mijë oficerë të ICE.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)