Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 14 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Është zyrtarizuar në Davos, “Bordi i Paqes”, organizmi i ri i propozuar nga presidenti Trump. Në ceremoninë e firmosjes ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Është zyrtarizuar në samitin e Davosit propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për krijimin e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”.
Në një ceremoni ku morën pjesë në nënshkrim disa nga vendet që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij organizmi të ri, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump u shpreh se që prej marrjes së detyrës së tij ka ndaluar 8 luftëra, teksa shtoi se kërcënimet globale janë ulur ndjeshëm.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e përgatitur prej kohësh. Të gjithë duan të jenë pjesë e Bordit të Paqes. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kemi zgjidhur tetë luftëra dhe besoj se një tjetër do të vijë shumë shpejt. Mendoja se do të ishte më e lehta, por doli më e vështira", u shpreh Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Pasi renditi arritjet e administratës së tij në skenën globale Donald Trump reagoi dhe për Venezuelën.
"Në fillim të këtij muaji, falë aftësive, fuqisë dhe fuqisë së pakrahasueshme të ushtrisë amerikane, ne kemi ushtrinë më të fuqishme në botë deri më tani, kapëm diktatorin e jashtëligjshëm Nicolas Maduro dhe popullin e Venezuelës. Jam shumë i lumtur për këtë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqësit e rinj të Venezuelës. Po e hapim vendin për kompanitë tona gjigante të naftës dhe po shkon shumë mirë. Tashmë kemi nxjerrë 50 milionë fuçi naftë dhe një pjesë e madhe do të kthehet në Venezuelë", u shpreh Trump.
Midis presidentëve që ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin ai Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit Indonezisë, si dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Po ashtu mes firmëtarëve ishte dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në Bordin e Paqes do të jetë edhe Shqipëria e cila ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti Donald Trump.
Trump deklaroi një ditë më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër se edhe presidenti rus Vladimir Putin kishte pranuar ftesën për t’u bashkuar, por Kremlini reagoi duke thënë se Rusia po e shqyrton ende ftesën. Putin tha se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë me 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira ruse dhe se e sheh bordin si të rëndësishëm kryesisht për Lindjen e Mesme.
Fillimisht, Bordi i Paqes u pa si një mekanizëm për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të mbikëqyrur rindërtimin. Megjithatë, statuti i propozuar nuk e përmend shprehimisht territorin palestinez dhe ka ngjallur shqetësime se mund të zëvendësojë funksione të Kombeve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë ka emëruar tashmë bordin ekzekutiv themelues, ku përfshihen Marco Rubio, Jared Kushner, Steve Witkoff dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Izraeli ka shprehur kundërshtime për disa nga emërimet dhe për përfshirjen e Turqisë dhe Katarit.
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 3 h më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 6 h më parë11.03.2026.
Autori
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
22:46 6 h më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 6 h më parë11.03.2026.
Autori
Një hetim paraprak zbuloi se SHBA përdori informacion të vjetër gjatë një sulmi në Iran ku u qëllua dhe një shkollë fillore.
22:14 7 h më parë11.03.2026.
Autori
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
21:58 7 h më parë11.03.2026.
Autori
Ambasada amerikane në Irak bën me dije se grupe të lidhura me Iranin po shënjestrojnë hotelet në Bagdad ku qëndrojnë amerikanët.
21:43 7 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti francez, Macron tha në një bisedë me liderët e G7 se lufta në Iran nuk duhet të çojë në lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
21:27 7 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)