Mes të ftohtit të acartë që ka pushtuar Shtetet e Bashkuara, njerëzit kanë gjetur kohë të realizojnë edhe pak art. Metoda kreative erdhi në Mineapolis, ku pjata me makarona e nxjerrë jashtë shtëpisë praktikisht ka ngrirë.
I ftohti ka bërë që spaghetti-t dhe piruni të qëndrojnë pezull në ajër, të mbajtur nga pjesa tjetër e ushqimit, që mes ngricës krijoi një bazë solide. Ky eksperiment shërbeu për të treguar thjesht sa i ftohtë ka qenë moti.
Sipas raportimeve nga mediat amerikane, temperatura në Mineapolis arriti deri në -29°C. Sikur të mos mjaftonte treguesi normal i termometrit, era e ftohtë që frynte përllogaritej në afro -43°C.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)