“Rusia pranoi një armëpushim një javor”, Trump: Ia kërkova personalisht Putinit

Presidenti Trump deklaroi se Rusia ka rënë dakord për një armëpushim njëjavor në Ukrainë teksa vendi po përballet me të ftohtin ekstrem.

Burimi: Reuters

29.01.2026. 18:42

“Rusia pranoi një armëpushim një javor”, Trump: Ia kërkova personalisht Putinit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri me dije se i kishte kërkuar liderit rus të mos bombardonte për një javë Ukrainën dhe ai kishte rënë dakord me këtë gjë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një mbledhje të Kabinetit, u shpreh se ai kishte kërkuar nga Putin që të shmangte sulmet mbi Kievin, në një kohë që vendi po përballet me një të ftohtë ekstrem.

“E kërkova personalisht nga Putini që të mos hapë zjarr ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera për një javë, duke marrë parasysh temperaturat ekstreme të ftohta. Ai pranoi ta bëjë këtë”, deklaroi Trump.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Steve Ëitkoff, bëri të ditur se marrëveshjet për sigurinë dhe prosperitetin janë në një fazë të avancuar.

Më herët ai njoftoi se raundi i radhës i bisedimeve trepalëshe, Rusi-Ukrainë-Amerikë do të mbahen më 1 shkurt në Abu Dhabi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)