Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, deklaroi në një intervistë për Financial Times se ka bërë përparim në bisedimet me Iranin për rifillimin e transportit detar në këtë zonë.
“Jam aktualisht i angazhuar në bisedime me ta dhe këto bisedime kanë dhënë disa rezultate. Nëse po japin rezultat, natyrisht që do të vazhdoj të punoj në këtë drejtim,” tha ai.
Ndërkohë, në Gjermani ka skepticizëm për një zgjerim të mundshëm të misionit detar të Bashkimit Evropian në këtë zonë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha për transmetuesin publik ARD se misioni aktual i BE-së në Detin e Kuq, i njohur si Operacioni Aspides, nuk ka qenë shumë efektiv në sigurimin e kalimit të anijeve tregtare.
“Skeptik jam që zgjerimi i këtij misioni në Ngushticën e Hormuzit do të sillte më shumë siguri,” u shpreh ai.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, e cila po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimit të naftës që prei nisjes së konfliktit më 28 shkurt.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)