Dinamo zhytet në krizë, Teuta fiton në Air Albania

Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.

15.03.2026. 20:30

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 31-të nga Arifi, i cili përfitoi pranë zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje nga shumë pranë portës kundërshtare, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Durrësi.

Në pjesën e dytë, Dinamo u përpoq të reagojë dhe iu afrua golit të barazimit në minutën e 71-të. Fillimisht ishte Bregu që u përball me portierin, por nuk arriti ta mposhtte atë. Në topin e kthyer, Berisha dhe Vila patën një mundësi të mirë, por nuk arritën ta shfrytëzonin.

Në minutat shtesë, Teuta mbeti me një lojtar më pak pasi Rooney u ndëshkua me karton të kuq, duke i vështirësuar momentet e fundit për durrsakët. Megjithatë, ata arritën ta ruajnë avantazhin deri në fund.

Pas kësaj humbjeje, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja renditet në vendin e pestë në kampionat, ndërsa ekipi i trajnerit Edi Dobi mban vendin e gjashtë në tabelë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)