Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në shtrenjtimin e kostove për bizneset, të cilat kanë kërkuar mbështetje nga qeveria, ose do të rrisin çmimet e produkteve.
Vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa foli për arritjet e tre mujorit, në një konferencë për mediat, tha se fillimisht do jepet ndihmë për shtresat në nevojë.
"Në dijeninë time ka një diskutim mes grupeve të interesit, shoqatës së transportuesve, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, ku kërkohen masa lehtësuese. Këto janë masa lehtësuese të cilat ne do t’i vlerësojmë rast pas rasti. Por, siç thashë, rekomandimet nga FMN dhe BB vijnë në formë të tillë që ndihmat që ofron qeveria duhet të jenë fillimisht te grupet vulnerabël dhe shtresat në nevojë, përpara se të ndihmojmë sektorë specifikë brenda ekonomisë shqiptare", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)