Arrestohet aleati i Maduros, u shkëmbye vite më parë me disa të burgosur amerikanë

Zyrtari venezuelian Alex Saab, një ish-biznesmen i arrestuar dikur në SHBA, u arrestua në Venezuelë në një operacion ku morën pjesë dhe trupat amerikane.

Burimi: Reuters

05.02.2026. 08:08

Arrestohet aleati i Maduros, u shkëmbye vite më parë me disa të burgosur amerikanë

Zyrtari venezuelian Alex Saab, një ish-biznesmen i mbajtur dikur në SHBA, u arrestua në Venezuelë si pjesë e një operacioni të përbashkët midis autoriteteve amerikane dhe venezueliane.

Saab i lindur në Kolumbi, një aleat i ngushtë i ish- presidentit venezuelian Nicolas Maduro, u arrestua në Kepin e Gjelbër në vitin 2020 dhe u mbajt në SHBA për më shumë se tre vjet me akuza për ryshfet, përpara se t'i jepej falje në këmbim të lirimit të amerikanëve të mbajtur në Venezuelë.

Gazeta kolumbiane El Espectador më vonë citoi një avokat të Saab, Luigi Giuliano, i cili e mohoi arrestimin. Gazetarët e lidhur me qeverinë e Venezuelës gjithashtu mohuan në postimet në mediat sociale se Saab ishte arrestuar.

Përpara faljes së tij në vitin 2023, zyrtarët amerikanë e kishin akuzuar Saabin për nxjerrjen e rreth 350 milionë dollarëve nga Venezuela përmes SHBA-së, si pjesë e një skeme ryshfeti të lidhur me kursin e këmbimit të kontrolluar nga shteti i Venezuelës.

Ai u kthye me bujë në Venezuelë në fund të vitit 2023, ku Maduro lavdëroi besnikërinë e tij ndaj revolucionit socialist të vendit dhe e cilësoi atë si një hero kombëtar.

Më vonë, Maduro e emëroi Saab-in ministër të Industrisë, një pozicion që e mbajti deri muajin e kaluar, kur u shkarkua nga Rodriguez.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)