Policia e Uashingtonit arrestoi një 18-vjeçar, i cili vrapoi drejt godinës së Kongresit të SHBA-ve me një pushkë të mbushur dhe i veshur me një jelek taktik.
Sipas Shefit të Policisë së Capitol Hill, Michael Sullivan, i riu, i armatosur me municion shtesë, parkoi një automjet SUV pranë Kapitolit, pastaj doli dhe vrapoi drejt ndërtesës.
Ai u kap nga oficerët, të cilët nxorën armët dhe e urdhëruan të lëshonte pushkën dhe të shtrihej përtokë.
Djali, emri i të cilit nuk u bë i ditur gjatë konferencës për shtyp, më pas lëshoi armën dhe u arrestua, ndërsa tashmë ndodhet në paraburgim.
"Kush e di çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishim pasur oficerë në detyrë", përfundoi Sullivan.
Vlen të theksohet se Kongresi aktualisht nuk është në seancë dhe se motivet për gjestin e 18-vjeçarit janë ende të paqarta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)