“UFO-t fikën armët bërthamore të SHBA”, rrëfimi befasues i ish-ushtarakut

Sipas Salas, rojet raportuan drita të çuditshme në qiell, të cilat lëvizën me shpejtësi të madhe, dhe më pas lëshuan një ndriçim të kuq pulsues.

Burimi: Daily Mail

17.03.2026. 11:25

“UFO-t fikën armët bërthamore të SHBA”, rrëfimi befasues i ish-ushtarakut

Një ish-oficer i Forcave Ajrore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rikthyer në vëmendje një nga incidentet më të debatueshme të Luftës së Ftohtë, duke pretenduar se objekte të paidentifikuara fluturuese çaktivizuan armët bërthamore amerikane pa asnjë ndërhyrje fizike.

Robert Salas, sot 85 vjeç, deklaroi se në mars të vitit 1967, në bazën ajrore “Malmstrom”  në Montana, 20 raketa balistike ndërkontinentale të tipit “Minuteman I” u nxorën jashtë funksionit nga një forcë e panjohur.

Sipas Salas, rojet raportuan drita të çuditshme në qiell, të cilat lëvizën me shpejtësi të madhe, dhe më pas lëshuan një ndriçim të kuq pulsues. Pak çaste më pas, sistemet e raketave kaluan nga gjendja operative në mosfunksionim të plotë, duke bërë të pamundur çdo lëshim.

Salas ka rrëfyer se në fillim nuk i besoi raportimet, por alarmet në panelin e kontrollit konfirmuan se njëra pas tjetrës, të gjitha raketat dolën jashtë përdorimit. Ai shton se edhe sistemet e sigurisë sinjalizuan ndërhyrje në zonat e mbrojtura.

Një hetim i mëvonshëm nga kompania Boeing arriti në përfundimin se një sinjal elektromagnetik kishte ndikuar në sistemet e kontrollit, por ekspertët nuk mundën të shpjegonin se si ishte e mundur që të gjitha raketat të prekeheshin njëkohësisht, duke qenë se ato ishin të mbrojtura nga ndërhyrjet e jashtme.

Megjithatë, Pentagoni ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e provave për UFO apo ndërhyrje jashtëtokësore, duke e lënë këtë rast ende të mbuluar me mister.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)