Një situatë alarmi është regjistruar në Rumani, pasi një dron është vërejtur pranë hapësirës ajrore të vendit, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme sigurie.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë bëri të ditur se ka lëshuar një paralajmërim për banorët në veri të vendit, pasi sistemet e monitorimit kanë identifikuar sinjale të një droni në zonën e qarkut Tulça, rreth 20 kilometra në veri të lokalitetit Valkov.
Sipas njoftimit zyrtar, sistemet e mbrojtjes kundërajrore janë vendosur në gatishmëri të plotë dhe janë të përgatitura të ndërhyjnë në varësi të zhvillimit të situatës. Ndërkohë, për ndjekjen e objektit fluturues, dy avionë luftarakë F-16 të forcave ajrore rumune u ngritën menjëherë nga baza ajrore në Fetești.
Gjithashtu, Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencës ka dërguar një mesazh paralajmërues për popullsinë në zonën e prekur, duke kërkuar vigjilencë dhe ndjekje të udhëzimeve të autoriteteve.
Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar rajonale. Më herët, Irani ka paralajmëruar Rumaninë se do të reagojë në mënyrë politike dhe ligjore nëse vazhdon të lejojë përdorimin e bazave të saj nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër Teheranit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)