Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 20 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Bashkimi Evropian ka sqaruar në një përgjigje zyrtare se rrjeti aktual i mobilitetit ushtarak dhe korridoret prioritare të mbrojtjes përfshijnë vetëm territorin e vendeve të BE-së.
Bashkimi Evropian ka sqaruar në një përgjigje zyrtare për Albanian Post se rrjeti aktual i mobilitetit ushtarak dhe korridoret prioritare të mbrojtjes përfshijnë vetëm territorin e vendeve të BE-së dhe nuk kanë një shtrirje zyrtare në shtetet e Ballkanit Perëndimor – të paktën për momentin.
“Rrjeti ushtarak i BE-së dhe korridoret prioritare shtrihen vetëm në territorin e BE-së. Ndryshe nga rrjeti TEN-T, aktualisht nuk ka rrjet ushtarak të përcaktuar në vendet kandidate. Në rast zgjerimi, korridoret do të duhet të zgjaten edhe në to pasi të anëtarësohen”, deklaron zëdhënësja e BE-së, Anna-Kaisa Itkonen.
Itkonen shton se aktualisht synimet e BE-së fokusohen tek forcat brenda unionit, ndërsa në vendet e rajonit mbështetja vjen në formën e investimeve të lidhura me transportin strategjik përmes instrumenteve si Connecting Europe Facility, ku një pjesë e fondeve është ruajtur posaçërisht për projekte që kontribuojnë në mobilitetin ushtarak.
Deklarata vjen pasi pamjet vizuale të qarkulluara në rrjetet sociale treguan skema paraprake të korridoreve mbrojtëse, ku Ballkani Perëndimor duket pothuajse i përjashtuar – me përjashtim të një segmenti që përfshinte Serbinë si rrugë tranziti mes Hungarisë dhe Rumanisë.
Kjo ngriti pikëpyetje nëse rajoni mund të mbetej jashtë arkitekturës së re të sigurisë së BE-së.
“Shengeni Ushtarak” synon ta bëjë shumë më të shpejtë dhe më efikase lëvizjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake brenda territorit të BE-së.
Sipas eurokomisionerit për Transport dhe Turizëm të Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, sistemi i ri synon t’i japë fund procedurave shumë të ngadalta që aktualisht mund të zgjasin me javë apo muaj.
Objektivi është që shtetet anëtare t’i përgjigjen një kërkese për kalim trupash brenda tre ditëve në kohë paqeje dhe vetëm brenda gjashtë orësh në situata emergjente.
Plani përfshin krijimin e një mekanizmi të posaçëm për koordinimin dhe harmonizimin e rregullave kombëtare, si dhe një “pishine solidariteti” ku vendet anëtare mund të vënë në dispozicion mjete transporti si trena, aeroplanë, porte apo anije.
Do të krijohet gjithashtu një katalog i mjeteve dhe kapaciteteve civile që mund të përdoren për qëllime ushtarake në situata urgjente.
Një grup i posaçëm kombëtar koordinatorësh do të drejtojë implementimin dhe financimin e rreth 500 projekteve të identifikuara si të domosdoshme për përmirësimin e korridoreve ushtarake - rrugë, ura, tunele, porte dhe aeroporte që duhet të përballojnë peshën dhe dimensionet e teknikës ushtarake.
Kostoja e përgjithshme llogaritet rreth 100 miliardë euro, ndërsa financimi aktual nga buxheti afatmesëm i BE-së deri në vitin 2027 është vetëm 1.7 miliardë euro - një shifër që Komisioni e cilëson “pikë në oqean”.
BE ende nuk ka një qëndrim të unifikuar mbi negociatat në Florida mes SHBA dhe Ukrainës. Disa janë skeptikë për mungesën e detajeve të planit të paqes dhe disa janë optimistë për një dritare të mundshme paqeje.
13:07 Para 3 h01.12.2025.
Autori
Për herë të pare, që nga nisja e tensioneve mes SHBA dhe Venezuelës, Presidenti Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Nikolas Maduro të Venezuelës.
12:17 Para 4 h01.12.2025.
Autori
Bisedimet ndërmjet SHBA dhe Ukrainës në Majemi. Të martën, i dërguari special amerikan, Witkoff do të takojë Putin.
11:30 Para 5 h01.12.2025.
Autori
Ukraina ka goditur dy cisterna ruse në Detin e Zi me dronë, duke shkatërruar anije që transportonin naftë të sanksionuar dhe duke goditur drejtpërdrejt burimet financiare të Kremlinit.
23:37 Para 1 d29.11.2025.
AutoriKryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë.
14:21 Para 2 d29.11.2025.
Autori
FBI sekuestroi makinën CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e operacionit “Giant Slalom”.
00:03 Para 2 d28.11.2025.
Autori
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pranoi dorëheqjen e shefit të tij të kabinetit, Andrii Yermak, pas një kontrolli të paprecedent të banesës së tij nga autoritetet anti-korrupsion.
23:04 Para 2 d28.11.2025.
Autori
Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë ende të zhdukur pas zjarrit shkatërrues në një kompleks gjigant banesash në Hong Kong, ndërsa ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar mes ndërtesave të rrezikuara.
19:13 Para 3 d27.11.2025.
Autori
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në një fazë kritike, një betejë tjetër po zhvillohet në korridoret e diplomacisë perëndimore: ajo për kontrollin e miliarda dollarëve asete ruse të ngrira.
03:15 Para 4 d27.11.2025.
Autori
Komente (0)