Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 6 min më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Aeroporti Heathrow në londër u përfshi në kaos këtë mëngjes, 7 dhjetor, teksa policë të armatosur hynë në një nga parkingjet e tij pas një sulmi ndaj disa personave.
Një burrë është arrestuar nga policia në Aeroportin Heathrow të Londrës pasi disa persona u sulmuan me atë që dyshohet të jetë spray djegës në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3, mëngjesin e sotëm pak pas orës 08:00.
Sipas Policisë Metropolitane, “një numër personash u spërkatën me atë që besohet të jetë një formë e ‘pepper spray’ nga një grup burrash që më pas u larguan nga vendngjarja”. Një burrë u ndalua nën dyshimin për sulm, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim, por incidenti nuk po trajtohet si akt terrorizmi.
Incidenti shkaktoi një situatë të rënduar në qarkullim brenda dhe rreth aeroportit. Linjat e metrosë LUL dhe Elizabeth Line u pezulluan, ndërsa drejtuesit e autobusëve u udhëzuan të mos largoheshin nga mjetet e tyre.
Hyrja e parkimit u bllokua, duke sjellë radhë të gjata automjetesh të mbetura brenda pa mundur të largohen.
Në rrjetet sociale u publikuan pamje të policisë së armatosur duke kontrolluar çdo automjet në parkim. “Kush e di çfarë po ndodh në Heathrow T3, jam i bllokuar këtu për gati një orë dhe policia e armatosur po kontrollon çdo makinë”, shkroi në platformën “X” një shofer i bllokuar.
Komandanti Pete Stevens tha se incidenti dyshohet të ketë nisur nga një debat i cili u përshkallëzua. “Nuk po e trajtojmë këtë incident si terrorizëm. E kuptoj shqetësimin e publikut dhe falënderoj ata për bashkëpunimin”, tha ai për Mirror.
Sipas një zëdhënësi të Policisw Metopolitane “Oficerët u thirrën në orën 08:11 pas raportimeve për disa persona të sulmuar”.
“I dyshuari i arrestuar ndodhet në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë”, ka thënë ai.
Sakaq, një zëdhënës i Aeroportit Heathrow njoftoi se “ekipet tona po i përgjigjen incidentit në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3”.
Dhjetëra mijëra paund janë rimbursuar me urdhër të drejtuesve të ministrisë, edhe pse nëpunësit që shqyrtonin dokumentacionin i kanë refuzuar pagesat.
14:14 38 min më parë23.02.2026.
Autori
Një stuhi e madhe dëbore ka goditur verilindjen e SHBA-ve. Më shumë se 5,000 fluturime brenda, për në ose nga SHBA-ja janë anuluar për të hënën.
12:34 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Protesta antiqeveritare shpërthyen në universitetet në Iran këtë fundjavë, vetëm disa javë pasi shtypja vdekjeprurëse e kryer nga autoritetet la mijëra të vdekur.
12:21 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Teksa bëhen katër vite nga nisja e sulmeve ndaj Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin shfaqet në ceremoninë e Ditës së Mbrojtjes së Atdheut.
10:54 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Ka vetëm një numër të vogël emrash që kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm në historinë e krimit të organizuar meksikan. Nemesio Oseguera Cervantes, më i njohur si "El Mencho", është një prej tyre.
09:06 5 h më parë23.02.2026.
Autori
Kremlini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Jashtë Rusisë, kjo u pa gjerësisht si një përpjekje për ta detyruar Kievin të kthehet në orbitën e Moskës dhe për të përmbysur të gjithë arkitekturën e sigurisë pas Luftës së Ftohtë në Evropë.
08:51 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski thotë se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur tashmë Luftën e Tretë Botërore, dhe përgjigja e vetme ishte presioni ushtarak dhe ekonomik për tu tërhequr.
08:32 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Një stuhi historike dimërore ka vënë 54 milionë njerëz nën paralajmërime për stuhi dëbore dhe ka shkaktuar kufizime udhëtimi në zona të shumta, duke përfshirë një ndalim udhëtimi në Nju Jork.
08:03 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Nëna pësoi frakturë në nofull dhe aktualisht ndodhet në koma të induktuar, por jashtë rrezikut për jetën. I riu u hodh në det dhe nuk doli më.
22:45 16 h më parë22.02.2026.
Autori
Komente (0)