Sulmon pacientët në spital, pesë të plagosur në Mbretërinë e Bashkuar

Dyshohet se shkak i sulmit ka qenë zemërimi i 20-vjeçarit, se nuk po arrinte të caktonte një takim me mjekun.

31.12.2025. 09:38

Sulmon pacientët në spital, pesë të plagosur në Mbretërinë e Bashkuar

Një 20-vjeçar me origjinë nga Afganistani është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, i akuzuar për agresion dhe plagosjen e pesë personave brenda një strukture spitalore. Ngjarja ka ndodhur në sallën e pritjes së një spitali në Merseyside, në veriperëndim të Anglisë.

Sipas mediave britanike, i riu ka përdorur një shufër hekuri për të goditur personat e pranishëm. Dyshohet se shkak i sulmit ka qenë zemërimi i tij për pamundësinë për të caktuar një takim me mjekun.

Pesë të plagosurit kanë marrë ndihmë të menjëhershme dhe, sipas autoriteteve, nuk ndodhen në rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e incidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)