“Blackout” në Moskë, sulmi me dronë lë 600 mijë njerëz pa energji

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se u interceptuan dhe shkatërruan 27 dronë ukrainas.

31.12.2025. 12:37

“Blackout” në Moskë,  sulmi me dronë lë 600 mijë njerëz pa energji

Disa zona në rajonin e Moskës mbetën pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës, më datë 29 dhjetor, në kohën kur Ukraina realizoi sulme me dronë në Rusi. Lajmi u raportua nga mediat ruse dhe u përhap edhe nga burime ukrainase.

Sipas “Meduza”, ndërprerjet e energjisë goditën zonat Ramenskoye, Zhukovsky dhe Lytkarino, por nuk u bë e qartë numri i saktë i përdoruesve të prekur. “The Moscoë Times” raporton se vetëm në Ramenskoye u prekën të paktën 120,000 persona.

Agjencia ukrainase “Ukrinform”, duke cituar video të shpërndara në mediat ruse, raporton se rreth 600,000 banorë mund të jenë prekur nga ndërprerjet e energjisë. Kompania elektrike Rosseti bëri me dije se po punon për rikthimin e shërbimit, duke shpjeguar se ndërprerja ndodhi “si pasojë e një fikjeje automatike në një nënstacion me tension të lartë”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi, se ndërmjet orës 20:00 dhe 23:00, u interceptuan dhe shkatërruan 27 dronë ukrainas të cilët ishin lëshuar drejt disa rajoneve, përfshirë Moskën, Kalugën, Belgorodin, Kurskun dhe Tulën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)