Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën, duke theksuar se çdo tentativë që cenon sovranitetin dhe të drejtën ndërkombëtare është e papranueshme. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi sot se BE-ja do të qëndrojë krah Groenlandës dhe Danimarkës sa herë që kjo të jetë e nevojshme.
“Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, kudo që ato të ndodhin”, u shpreh Costa, duke ritheksuar se Groenlanda nuk është objekt pazari politik apo strategjik.
Ai nënvizoi se e ardhmja e Groenlandës u takon vetëm qytetarëve të saj dhe se çdo vendim duhet të merret me pëlqimin e plotë të Groenlandës dhe Danimarkës. “Dua të jem shumë i qartë: Groenlanda i përket popullit të saj. Asgjë nuk mund të vendoset për Danimarkën dhe Groenlandën pa Danimarkën dhe pa Groenlandën. Ata gëzojnë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Costa.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)