Sulmet ruse në Ukrainë, të paktën dy viktima në Kharkiv

Sulm në shkallë të gjerë me raketa balistike kundër kryeqytetit ukrainas dhe rajoneve të tjera të vendit.

13.01.2026. 12:15

Sulmet ruse në Ukrainë, të paktën dy viktima në Kharkiv

Në Kiev u dëgjuan sërish sirenat anti-ajrore gjatë natës. Rusia ndërmorri një sulm me raketa balistike kundër kryeqytetit ukrainas dhe rajoneve të tjera të vendit. Konfirmimi u dha nga autoritetet lokale.

“Qëndroni në vende të sigurta. Rusët po sulmojnë kryeqytetin me raketa balistike”, shkruante në Telegram shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko, njoftoi se sistemi i mbrojtjes ajrore ishte aktivizuar, në tentativë që të neutralizonte sulmin.

Sulmi në shkallë të gjerë nga Moska, përfshiu edhe zonën e periferisë së qytetit të Kharkiv-it. Raketat ranë edhe në disa zona banimi të kësaj krahine dhe sipas autoriteteve ukrainase u regjistruan të paktën dy viktima, ndërsa katër persona u plagosën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)