Terror në Bergamo, rumuni tenton t’i rrëmbejë foshnjën nga krahët nënës, babai bëhet hero

Pamjet e një tentativve rrëmbimi të një vogëlusheje nga krahët e nënës së saj, në mes të ditës, në Bergamo të Italisë janë duke bërë xhiron e rrjetit. Agresori, një 47-vjeçar rumun u arrestua, pasi u neutralizua fillimisht nga babai i vajzës.

Burimi: Corriere della Sera

15.02.2026. 15:10

Terror në Bergamo, rumuni tenton t’i rrëmbejë foshnjën nga krahët nënës, babai bëhet hero

Një skenë si në filma është regjistruar në Bergamo të Italisë, ku një burrë i pastrehë, me origjinë rumune, ka tentuar të rrëmbejë një vajzë 1 vjeç e gjysëm nga krahët e nënës së saj.

Video e publikuar nga policia italiane është përhapur gjerësisht në rrjet dhe tregon 47-vjeçarin, tashmë të arrestuar teksa e zhvat me forcë nga krahët e së ëmës, vogëlushen, kur ajo dhe prindërit e saj po dilnin nga supermarketi Esselunga në rrugën ‘Corridoni’.

Si ndodhi ngjarja?

Një baba shtyn një karrocë pazari dhe një nënë mban vajzën e saj një vjeç e gjysmë për dore. Ndërsa familja drejtohet drejt dyerve rrëshqitëse, një i panjohur i ndërpret ata nga hyrja e afërt prej xhami. Skena zgjat 20 sekonda, por është e mjaftueshme për të tronditur prindërit, klientët dhe stafin.

Është ora 13:00, orari i drekës dhe i pazarit, dhe kamerat e sigurisë të marra nga policia kanë kapur gjithçka. Burri, një 47-vjeçar rumun pa adresë fikse, synon vajzën e vogël. Nëna nuk e pret lëvizjen e tij, teksa ai e kap vajzën e vogël nga këmba e djathtë.

Nëna reagon menjëherë. 47-vjeçari e tërheq vajzën e vogël, duke e zvarritur në supermarket. Nëna nuk e lëshon, duke dashur të mbajë kontrollin e vajzës së saj, dhe zvarritet përtokë.

Agresori ndalet nga babai i vogëlushes, i cili e pa të gjithë skenën teksa ishte duke shtyrë karrocën e supermarketit. Burri e braktisi menjëherë karrocën e pazarit dhe e goditi me grusht në shpinë 47-vjeçarin, duke e rrëzuar përtokë.

Më pas ndërhynë edhe njerëz të tjerë. Një roje sigurie e Rondaservice, e cila ishte vendosur në hyrje të supermarketit, menjëherë pas barrierave që hapen automatikisht kur kalojnë karrocat e pazarit, dhe disa klientë u hodhën shpejt sipër 47-vjeçarit që tentoi të rrëmbente vajzën.

Vajza e vogël në fund mbeti e sigurt me nënën e saj, por më vonë u dërgua në Spitalin Papa Giovanni XXIII me një femur të thyer.

Sipas hetuesve nuk duket të ketë ndonjë motiv të agresorit për të shënjestruar vajzën, pasi ai nuk duket se e ka njohur familjen. Rumuni i arrestuar po ashtu nuk ka precedentë penalë dhe as ndonjë çrregullim psikiatrik, të paktën jo të certifikuar.

Ai ndodhet pas hekurave dhe do të akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar nga mosha e viktimës dhe për sulm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)