Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur pasi një tren doli nga shinat në Zvicër pasi u godit nga një ortek pranë Alpeve Zvicerane.
Treni doli nga shinat pranë Goppenstein në rajonin Valais rreth orës 7 të mëngjesit sipas orës lokale. Rreth 30 persona janë evakuuar deri më tani pasi shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje.
Mediat zvicerane raportuan se në momentin e ngjarjes rreth 80 persona ishin në bordin e trenit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar helikopterë dhe dy ambulanca.
Kompania hekurudhore BLS tha se treni doli nga shinat për shkak të një orteku që ra në zonën e Stockgraben.
Shërbimet e emergjencës nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi të plagosurit teksa vendi i ngjarjes është rrethuar plotësisht dhe hetimet vazhdojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)