Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Peruxhias, në Itali, ku trupi i një burri 51-vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij, ndoshta për shkak të sëmundjes, me sa duket është ngrënë nga tre qentë e tij të rracës pitbull.
Kafshët, të mbetura pa ushqim dhe ujë për ditë të tëra, me sa duket hëngrën trupin e të zotit për të jetuar. Tragjedia u zbulua nga karabinierët që shkuan në shtëpinë e viktimës pasi u njoftuan nga të afërmit e 51-vjeçarit, të cilët ishin shqetësuar pasi kishin humbur kontaktet me të.
Oficerët, që mbërritën në shtëpinë e 51-vjeçarit në Rigali, në komunën e Gualdo Tadinos, menjëherë dyshuan për viktima pasi ndjen erën e fortë që vinte nga brenda. Të bindur se diçka serioze kishte ndodhur, karabinierët thyen derën dhe bënë zbulimin e tmerrshëm.
Trupi i pajetë i burrit ishte shtrirë në dysheme, i sulmuar nga tre qentë e tij pitbull, të cilët kishin mbetur pa ushqim dhe ujë për ditë të tëra. Qentë gjithashtu treguan shenja agjitacioni dhe lëndime të dukshme.
Sipas forcave të rendit, burri vdiq nga shkaqe natyrore me shumë mundësi nga një sëmundje e papritur dhe tre qentë duke kërkuar ushqim, filluan të sulmonin trupin e pajetë të pronarit të tyre. Zyra e prokurorit të Peruxhias ka urdhëruar një autopsi mbi trupin e viktimës për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes dhe kronologjinë e ngjarjeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)