“Diskutuam çështje madhore dhe kompromise të mëdha”, mbyllet dita e parë e negociatave Ukrainë-Rusi-SHBA

Takimi zgjati disa orë dhe ka qenë i tensionuar, në Gjenevë janë të pranishëm edhe këshilltarë të sigurisë kombëtare nga katër vende europiane.

17.02.2026. 20:35

“Diskutuam çështje madhore dhe kompromise të mëdha”, mbyllet dita e parë e negociatave Ukrainë-Rusi-SHBA

Përfundoi dita e parë e bisedimeve trepalëshe në Gjenevë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës, për ti dhënë fund konfliktit pas katër vjetëve. Zyrtarët e palës ruse kanë njoftuar se takimit janë diskutuar “çështje madhore dhe kompromise të mëdha”.

Sipas burimeve pranë Kremlinit, takimi i cili zgjati disa orë ka qenë i tensionuar. Nga ana tjetër, kreu i delegacionit ukrainas, Rustum Umerov është shprehur se diskutimet janë përqendruar kryesisht në çështje praktike dhe në mekanizmat që do të sillnin zgjidhjen e mundshme.

Për momentin nuk priten deklarata zyrtare pas ditës së parë të bisedimeve. Grupet politike dhe ushtarake do të rifillojnë punën mëngjesin e kësaj të enjteje. Përveç delegacioneve nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, në negociatat që po zhvillohen në Gjenevë janë të pranishëm edhe këshilltarë të sigurisë kombëtare nga katër vende europiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)