“Plasi peshku”, pushtohen rrugët në Venezia pas baticës

Të shtyrë nga rrymat dhe presioni i baticës, peshqit depërtuan në hapësira që zakonisht frekuentohen nga këmbësorë dhe turistë.

18.02.2026. 21:31

“Plasi peshku”, pushtohen rrugët në Venezia pas baticës

Batica e lartë që përfshin qytetin e Venezia-s në periudhën ndërmjet janarit dhe shkurtit nuk solli vetëm vështirësitë e zakonshme për banorët dhe tregtarët, por edhe një pamje të pazakontë: tufa me qefuj u panë duke notuar lirshëm nëpër rrugicat dhe sheshet e përmbytura të qendrës historike.

Vëzhgimet e para u raportuan prej orëve të mëngjesit, kur niveli i ujit kaloi pragun e sigurisë dhe përmbyti zonat më të ulëta të qytetit. Të shtyrë nga rrymat dhe presioni i baticës, peshqit depërtuan në hapësira që zakonisht frekuentohen nga këmbësorë dhe turistë.

Pamjet dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qefujt duke lëvizur mes gurëve të rrugicave, si të ishin pjesë natyrale e lagunës. Edhe pse fenomeni nuk është krejtësisht i panjohur, ai ndodh vetëm gjatë baticave veçanërisht të larta.

Mes habisë dhe ironisë, shumë venecianë e komentuan situatën me humor. Disa tregtarë, të angazhuar për të mbrojtur bizneset nga uji, thanë se panë peshqit duke kaluar para dyerve të tyre si “vizitorë të papritur”. “Nuk na habit më asgjë, por të shohësh peshq që notojnë aty ku zakonisht ecim, të lë gjithmonë mbresa”, tha një banor i zonës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)