Shisnin drogë teksa mbanin fëmijët në makinë, arrestohen mamatë-shpërndarëse në Napoli

Policia ndalon dy femra të moshës 45 dhe 26 vjeçe, u janë sekuestruar kokainë, hashash dhe para të thata.

22.02.2026. 18:11

Shisnin drogë teksa mbanin fëmijët në makinë, arrestohen mamatë-shpërndarëse në Napoli

Napoli ka rezervuar një tjetër histori në kufijtë e të besueshmes. Policia italiane ka arrestuar dy femra në brigjet e Sorrentos dhe zonën e Casertas, të cilave u janë sekuestruar kokainë, hashash dhe para të thata.

Ngjarjet ndodhën në Sant’Agnello pranë Napolit, dhe në Maddaloni, në provincën e Casertas. Të dyja grate, njëra e moshës 45-vjeçare dhe tjetra vetëm 26-vjeçare, u ndaluan gjatë kontrolleve antidrogë. Në momentin e arrestimit nga policia, me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ato udhëtonin në makinë me fëmijët e tyre të mitur.

Në rastin e parë, policia e stacionit të Sorrentos ndaloi një makinë me një grua nga Pompei, që kishte në bord edhe djalin e saj 5-vjeçar. Sjellja e shqetësuar e gruas nxiti karabinierët të ushtronin kontrolle më të detajuara, duke gjetur në makinë nëntë doza kokainë. Gruaja u arrestua për posedim droge me qëllim trafikimi. Fëmija u morr nën kujdes nga policët, të cilët e ushqyen dhe e lanë të shihte filma me kartonë gjatë procedurave në rajon.

Në Maddaloni, karabinierët vëzhguan lëvizje të dyshimta të një çifti në makinë. Në automjet ishte edhe djali 10-vjeçar i femrës. Pas kontrollit të makinës dhe banesës u sekuestruan rreth 40 gram hashash, disa gram kokainë dhe mbi 3,700 euro, të dyshuara se ishin fituar nga trafiku i drogës. 26-vjeçarja dhe partneri i saj 40-vjeçar u arrestuan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)