Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të martën Shërbimin Federal të Sigurisë që të rrisë mbrojtjen e infrastrukturës energjetike dhe të transportit të vendit, duke përmendur sulmet ukrainase që ai tha se po kryhen me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës perëndimore.
Në 4 vjetorin e luftës, shefi i Kremlinit po ashtu kërcënoi duke thwnw: “Ata që na shtyjnë në ekstreme do të pendohen”.
Duke folur me rastin e përvjetorit të katërt të fillimit të luftës, Putin tha se kundërshtarët e Rusisë “nuk kanë arritur të shkaktojnë një disfatë strategjike në fushën e betejës” dhe tani po përdorin, siç tha ai, “terrorizëm individual dhe masiv”.
“Bombardimi i qyteteve, sabotimi i infrastrukturës, përpjekjet për vrasje të zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarakë… të gjitha këto janë pjesë e kësaj logjike”, u tha ai zyrtarëve të FSB-së. Ai shtoi se “ekziston një nevojë absolute, nga ana e tyre, që Rusia të mposhtet”, duke paralajmëruar se “nëse Moska shtyhet në skaj, kundërshtarët e saj do të pendohen”.
Gjatë luftës, Ukraina ka kryer sulme të përsëritura ndaj depove të karburantit, rafinerive dhe porteve ruse, ndërsa Moska e akuzon atë gjithashtu për një seri vrasjesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë. Në deklaratat e tij televizive, Putin la të kuptohej se tubacionet ruse të energjisë në Detin e Zi mund të jenë një objektiv.
Presidenti rus urdhëroi "forcimin e mbrojtjes antiterroriste të infrastrukturës së energjisë dhe transportit dhe vendeve të grumbullimeve masive, duke siguruar mbulim maksimal të objekteve kritike dhe, kur është e nevojshme, zbatimin e masave shtesë të sigurisë".
Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Ukrainën se po përpiqet të minojë procesin e paqes midis dy vendeve, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës perëndimore, duke përfshirë, siç tha ai, kërcënimet kundër tubacioneve ruse të energjisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)