Bombola e gazit shpërthen në banesë, humbin jetën çifti i bashkëshortëve

Alarmi është dhënë nga djali i të moshuarve, Adriano Pinna, i cili ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

05.03.2026. 16:38

Bombola e gazit shpërthen në banesë, humbin jetën çifti i bashkëshortëve

Dy bashkëshortë të moshuar kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi brenda banesës së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Ghilarza, në provincën Oristano-s në Itali. Viktimat janë identifikuar si 80-vjeçari Luciano Pinna, dhe bashkëshortja e tij Antonia Pinna, 73 vjeçe.

Sipas dyshimeve të para, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga soba që ata përdornin në banesë. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit, ekipet e urgjencës dhe karabinierët. Autoritetet nisën hetimet për të rindërtuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit.

Alarmi është dhënë nga djali i çiftit, Adriano Pinna, i cili ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të emergjencës. Kur ekipet mbërritën në vendngjarje, burri ishte pa shenja jete, ndërsa për bashkëshorten u thirr edhe helikopteri i urgjencës. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta reanimuar, ajo nuk arriti të mbijetojë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)