Një burrë është shtruar në spital në gjendje të rëndë në Itali pasi u sulmua papritur nga dy qentë e tij pitbull brenda apartamentit në zonën periferike Talsano, në provincën e Tarantos.
Sipas mediave italiane, qentë e kanë sulmuar papritur pronarin e tyre. Burri ka ngritur krahun për t’u mbrojtur, por qentë e kanë kafshuar disa herë, sidomos në krah, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në pjesë të tjera të trupit.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin “Santissima Annunziata” në Taranto, ku mjekët i kanë trajtuar plagët. Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe shërbimet veterinare të autoriteteve shëndetësore lokale, të cilat kanë nisur procedurat e zakonshme për rastet kur kafshët sulmojnë njerëz. Dy qentë do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe vlerësimeve nga specialistët.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë dhe autoritetet po vazhdojnë verifikimet për të kuptuar rrethanat e sulmit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)