Netanyahu paralajmëron Iranin: Çdo veprim armiqësor do të marrë përgjigje shumë të ashpër

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit, duke thënë se çdo veprim armiqësor kundër Izraelit do të përballet me një reagim “shumë të rëndë”.

Burimi: Newsmax

23.12.2025. 18:40

Netanyahu paralajmëron Iranin: Çdo veprim armiqësor do të marrë përgjigje shumë të ashpër

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi të hënën për një “përgjigje shumë të ashpër” në rast se Irani ndërmerr ndonjë veprim armiqësor ndaj Izraelit, duke theksuar njëkohësisht se shteti hebre “nuk kërkon përplasje”.

Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Jerusalem, pas një samiti trepalësh me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides. Netanyahu tha se Izraeli po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Iran, përfshirë stërvitjet ushtarake të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat sipas raportimeve ndërkombëtare, mund të shërbejnë si mbulim për një sulm të mundshëm ndaj Izraelit, shkruan Newsmax.

“Po i ndjekim me kujdes këto veprime dhe po marrim të gjitha masat e nevojshme. Dua ta bëj të qartë për Iranin se çdo veprim kundër Izraelit do të përballet me një përgjigje shumë të fortë”, deklaroi Netanyahu.

Ai konfirmoi gjithashtu se çështja e Iranit do të jetë pjesë e diskutimeve në takimin e tij të radhës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i planifikuar për më 29 dhjetor në Florida. Sipas Netanyahut, Izraeli kërkon stabilitet dhe paqe, por qëndrimi ndaj programit bërthamor iranian dhe luftërave përmes grupeve aleate mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi se përpjekjet e Iranit për të rindërtuar kapacitetet bërthamore dhe raketore përbëjnë kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara dhe EUropën. Ai përshëndeti rikthimin e sanksioneve ndaj Teheranit, duke i cilësuar si thelbësore për frenimin e ambicieve iraniane.

Tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet mes Izraelit dhe Iranit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)