Irani, raportohet në orët e fundit, ka pranuar të lehtësojë kalimin e ndihmave humanitare përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe mallrave strategjike.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori iranian në OKB, Ali Bahreini, i cili tha se Teherani ka pranuar kërkesën e Kombeve të Bashkuara për të garantuar kalimin e sigurt të ndihmave humanitare dhe furnizimeve bujqësore.
Sipas tij, ky vendim synon të sigurojë që ndihmat thelbësore të arrijnë pa vonesë tek popullsitë në nevojë, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në rajon.
“Kjo masë tregon angazhimin e vazhdueshëm të Iranit për të mbështetur përpjekjet humanitare,” deklaroi Bahreini.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur konflikti në rajon ka ndikuar ndjeshëm në qarkullimin e mallrave dhe ndihmave, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë e furnizimeve.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një arterie kyçe për tregtinë globale të energjisë, bllokimi i saj ka shkaktuar problemet e para në disa vende të cilat varen drejtpërdrejt nga nafta e Gjirit Persik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)