“Vettingu në polici dhe korrupsioni”, PD kërkon interpelancë me Ministrin e Brendshëm

PD ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Lamallari.

27.03.2026. 21:07

“Vettingu në polici dhe korrupsioni”, PD kërkon interpelancë me Ministrin e Brendshëm

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Grupi i deputetëve demokratë kërkon sqarime nga ministri për situatën në Policinë e Shtetit dhe korrupsionin në këtë institucion.

Në kërkesën e saj, opozita i referohet dhe gjetjeve të raportit të KE, ku mes të tjerash thuhet se policia është e ekspozuar përballë korrupsionit.

Sipas demokratëve, vettingu në polici ishte i kufizuar dhe nuk dha rezultate.

Përmes kësaj interpelancë, opozita kërkon sqarime për masat në luftën kundër korrupsionit në radhët e policisë, ecurinë e procesit të vettingut dhe garantimin e sigurisë së gazetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)