Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në qytetin e Pogradecit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, teksa fatmirësisht nga flakët nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht mendohet se zjarri të ketë nisur nga oxhaku i banesës për t’u përhapur me shpejtësi dhe në dhomat e tjera të saj.
Zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në zona dhe pas disa minutash kanë mundur të venë flakët në kontroll.
Aktualisht ka nisur dhe një hetim për të zbardhur shkaqet e zjarrit në banesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)