Panik për Tiger Woods, legjenda e golfit pëson një aksident të tmerrshëm

Legjenda e golfit Tiger Woods është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor ku një prej mjeteve është përmbysur në rrugë.

Burimi: The Root

27.03.2026. 22:37

Panik për Tiger Woods, legjenda e golfit pëson një aksident të tmerrshëm

Bota e golfit është tronditur pas një aksidenti të rëndë ku është përfshirë legjenda e këtij sporti Tiger Woods. Ngjarja ka ndodhur të premten në zonën ku ai banon, në Jupiter Island, në shtetin e Floridës.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një aksident ku u përfshinë dy makina, një prej të cilëve u përmbys në rrugë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të Woods, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga policia lokale.

Ky aksident vjen në një moment delikat për 50-vjeçarin, i cili së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një periudhe të gjatë dëmtimesh. Woods kishte munguar për më shumë se një vit për shkak të një dëmtimi të rëndë në tendinën e Akilit dhe një operacioni në shpinë. Ai madje kishte nisur të mendonte për rikthimin në turnetë e PGA Tour.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Woods përfshihet në një aksident të tillë. Në vitin 2021 ai pësoi dëmtime serioze në këmbë pas një tjetër përmbysje të makinës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)