Agjenda, Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve anëtarët e qeverisë dhe grupin socialist ku mësohet se në fokus do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Reforma territoriale.

28.03.2026. 08:02

Sipas agjendës, fjalën në mbledhje do e ketë drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli dhe më pas kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Arbjan Mazniku dhe ministrja e Shtetit për Parlamentin,Eriona Ismaili. 

Pas mbledhjes së Asamblesë socialiste të shtunën e shkuar kjo është e para mbledhje e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar. Takimet vijnë në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara më herët nga Rama, që tek drejtuesit politikë e deri tek reformat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)