"Nuk do e gjeni në kanale e portale", Rama publikon raportin BTI për demokracinë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale Indeksin e Transformimit të Bertelsmann Stiftung, që vlerëson cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.

28.03.2026. 09:31

Në raportin e këtij viti të BTI për klasifikimin e Europës Juglindore, Shqipëria renditte e para në rajon për transformimin politik dhe qeverisjen, dhe e treta për transformimin ekonomik pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 

"Raporte që nuk do ta gjeni në kanale e portale", shkruan Rama. 

Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende. Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)