"Fitore për botën", SHBA sekuestron uraniumin e Venezuelës
SHBA ka hequr uraniumin e pasuruar nga Venezuela. Ai është transferuar në Departamentin Amerikan të Energjisë (DOE).
16:31 3 h më parë10.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama tha nga mbledhja e Asamblesë së PS në Durrës se sistemi i ri i drejtësisë në vend është tashmë i pavarur, por ende ka nevojë për rritje në aspektin e profesionalizmit dhe standardeve.
Nga mbledhja e Asamblesë së PS në Durrës, kryeministri Edi Rama u kujdes të ndalej edhe tek beteja e fundit e ekzekutivit me gjyqësorin për çështjen “Ballukut”, teksa deklaroi se ai gjykon se sistemi i ri i drejtësisë në vend është tashmë i pavarur, por ende ka nevojë për rritje në aspektin e profesionalizmit dhe standardeve.
Sipas tij, pavarësia e drejtësisë është një arritje e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme për të garantuar një shtet funksional të së drejtës.
“Drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, sepse një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, në këto të tjerat ka shumë rrugë për të bërë akoma”, u shpreh Rama.
Rama nënvizoi gjithashtu se reformat janë ndërtuar mbi një sistem të trashëguar problematik dhe se institucionet e reja kërkojnë kohë për t’u konsoliduar.
“Institucionet demokratike, ndryshe nga fëmijët, nuk rriten aq shpejt… institucioneve u duhen shumë më tepër vite për të arritur standardet. Ne kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te sistemi gjyqësor… Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim strategjik”, theksoi Rama.
Në lidhje me procesin e integrimit europian, kreu i qeveris hodhi poshtë akuzat e opozitës se Shqipëria ka ngecur në këtë rrugëtim.
Ai theksoi se negociatat për anëtarësim në Bashkimi Evropian kanë vijuar pa ndërprerje dhe se progresi i vendit është vlerësuar pozitivisht.
“Negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë… raporti i KE është i shkëlqyer për Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Kryeministri përdori tone të forta ndaj opozitës, duke deklaruar se askush nuk mund ta pengojë Shqipërinë në këtë proces. “Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin apo Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces”, duke ju referuar turit të takimeve të deputetëve të PD në kancelaritë europiane.
Rama përfundoi duke theksuar se objektivi i qeverisë mbetet mbyllja e negociatave brenda mandatit të saj, pavarësisht kundërshtive politike.
Sokol Toma, ish kryetar i Partisë Demokratike në Dajç të Lezhës është dhunuar barbarisht mbrëmjen e kaluar. 53-vjeçari është goditur me sende të forta, teksa është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
19:52 9 min më parë10.05.2026.
Autori
Ervin Salianji ka vijuar takim me mbështetës dhe demokrat të Peshkopisë, prej ku deklaroi se ka mbështetjen e më të votuarve, dhe se Sali Berisha e ka kthyer Pratinë Demokratikë në frëngji ku sulmon ambasadorët.
19:05 56 min më parë10.05.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi përmes një videomesazhi lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë përmbajtjen e tij gjatë podcastit “Flasim”.
14:46 5 h më parë10.05.2026.
Autori
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel te godina e Kryeministrisë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar ka përplasur automjetin në shkallët e godinës.
13:59 6 h më parë10.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ndodhet në momentin më të rëndësishëm të rrugëtimit europian, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të ruajnë “kthjelltësinë dhe motivimin” përballë, sipas tij, forcave që kërkojnë të pengojnë reformat dhe procesin e integrimit në European Union.
13:25 6 h më parë10.05.2026.
Autori
Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të diplomatëve europianë, të cilët kanë dalë publikisht në mbështetje të përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.
11:34 8 h më parë10.05.2026.
Autori
Banorët e qytetit të Laçit janë zgjuar nga një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në një kompleks shërbimesh. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
10:51 9 h më parë10.05.2026.
Autori
Një aksident me një të vdekur ndodhi në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën një 57-vjeçari dhe la të plagosur tre persona të tjerë.
10:38 9 h më parë10.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po kalon një moment kyç në rrugëtimin e saj europian, ndërsa theksoi se marrëdhënia me Bashkimin Europian është sot më e afërt se kurrë më parë.
10:24 9 h më parë10.05.2026.
Autori
Komente (0)