"Berisha e ka kthyer PD në frëngji që sulmon ambasadorët", Salianji: Kam mbështetjen e më të votuarve

Ervin Salianji ka vijuar takim me mbështetës dhe demokrat të Peshkopisë, prej ku deklaroi se ka mbështetjen e më të votuarve, dhe se Sali Berisha e ka kthyer Pratinë Demokratikë në frëngji ku sulmon ambasadorët.

10.05.2026. 19:05

"PD nuk duhet të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët, siç ndodhi sot që BE reagoi më vete. Qëndrimi nuk ishte i PD-së, por i një njeriu që e ka uzurpuar dhe e mban peng Partinë Demokratike. Nuk fitohet duke sulmuar të gjithë, por duke bashkuar dhe ndërtuar partneritet. Vetëm duke bërë këtë kapërcim cilësor, PD mund të hapet dhe të fitojë Gara është nëpër sheshe, nëpër salla, demokratët janë në këmbë. PD nuk mposhtet, nuk uzurpohet dhe nuk ecën dot mbrapsht. Dua t’u përgjigjem atyre që thonë a ke figura që të mbështesin, më i votuari i Tiranës, Elbasanit, Kukësit, Durrësit, Shkodrës. Figura janë ata që përzgjedhin demokratët, jo një lidership që ka uzurpuar PD për interesa personale", tha ai. 

Ai shtoi se Sali Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot as kurrë, duke shtuar se çdo ditë e tij në krye sjell humbje për opozitën dhe Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)