Bilanc lufte nga protestat në Iran. Sipas analizës së emitentit të opozitës iraniane me seli në Londër, “Iran international”, gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar të paktën 12 mijë viktima. Shifra është nxjerrë bazuar në burime të ndryshme, mes të cilave njëra nga zyra presidenciale dhe një nga Këshilli Suprem për sigurinë kombëtare.
Gjithashtu janë marrë për bazë të dhënat nga Garda e Revolucionit Islamik të Iranit, por edhe nga dëshmitarët okularë të familjeve apo miqve të viktimave, si edhe nga raportet mjekësore. Sipas emitentit, pjesa më e madhe e të vrarëve ka qenë nën moshën 30-vjeçare.
Me situatën në Teheran, por edhe në qytetet e tjera të mëdha që është agravuar, Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë seriozisht ndërhyrjen ushtarake. Ndërkohë, presidenti Donald Trump njoftoi se çdo vend që do të bëjë tregti apo biznes me Republikën Islamike do të taksohet 25% më tepër për aktivitetet komerciale që ka në SHBA.
Njoftimi u dha nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, që theksoi se kjo masë do të hyjë në fuqi menjëherë. Gjithashtu, qeveria amerikane, nëpërmjet Departamentit të Shtetit, ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e saj, që të largohen menjëherë nga Irani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)