NATO përforcon kufijtë, aeroplanmbajtësja franceze drejt Mesdheut

Presidenti francez, Macron ka urdhëruar gjithashtu dislokimin e fregatës Languedoc dhe mjeteve shtesë të mbrojtjes kundërajrore në Qipro.

03.03.2026. 22:16

NATO përforcon kufijtë, aeroplanmbajtësja franceze drejt Mesdheut

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, aktualisht e dislokuar në Detin Balltik, do të niset që sot drejt Mesdheut. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai deklaroi se ka urdhëruar gjithashtu dislokimin e fregatës Languedoc dhe mjeteve shtesë të mbrojtjes kundërajrore në Qipro. Vendimi u morr pas sulmit ndaj një baze britanike në ishull.

“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur sot”, deklaroi Macron, duke theksuar se objektivi i Francës është “ndërtimi i një koalicioni” për të garantuar sigurinë e “rrugëve detare thelbësore”. “Kam dhënë urdhër që aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, mjetet e saj ajrore dhe fregatat shoqëruese të marrin drejtimin për në Mesdhe”, u shpreh ai.

Macron shtoi se situata mbetet e paqëndrueshme, por se Franca synon të ruajë paqen dhe stabilitetin si një fuqi e rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu, ai nënvizoi se Franca po koordinohet ngushtë me aleatët dhe partnerët europianë, veçanërisht me Greqinë, për të forcuar praninë dhe përpjekjet e përbashkëta në Mesdheun Lindor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)