Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollahut të vrarë është zgjedhur si pasardhës i tij në postin e Udhëheqësit Suprem të Iranit. Lajmi është raportuar nga media pranë opozitës iraniane.
56-vjeçari Mojtaba Khamenei njihet për lidhjet e tij të ngushta me Gardën Revolucionare. Sipas raportimeve, ai njihet edhe për qëndrime që përputhen me ato të të atit.
Në të kaluarën, Ali Khamenei kishte shprehur kundërshtim të fortë ndaj idesë së trashëgimisë familjare në udhëheqjen e Republikës Islamike. Megjithatë, vitet e fundit disa teologë dhe klerikë shiitë e kanë promovuar Mojtabën si njohës të thellë të së drejtës islame, madje në rrjetet sociale i është atribuar edhe titulli “ajatollah”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)