Irani nuk i ndal kërcënimet, Larijani mesazh për Trump: Do ta paguani shtrenjtë

Deklarata e Sekretarit të Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Iranit u bë gjatë një postimi në platformën “X”.

04.03.2026. 17:52

Irani nuk i ndal kërcënimet, Larijani mesazh për Trump: Do ta paguani shtrenjtë

Sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se ka “tërhequr popullin amerikan në një luftë të padrejtë” kundër Iranit. Sipas tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë është shtyrë nga “impulsiviteti” dhe “veprimet qesharake” të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një postim në platformën X, Larijani deklaroi se “pas rënies së mbi 500 pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane në këto pak ditë, Trump duhet të pyesë veten nëse slogani ‘America First’ është ende i vlefshëm, apo është shndërruar në ‘Israel First?’”.

Sekretari për Sigurinë Kombëtare të Iranit e përfundoi deklaratën me një paralajmërim të fortë: “Historia nuk ka mbaruar dhe martirizimi i Imam Khameneit do të ketë një çmim shumë të lartë për ju, me lejen e Zotit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)