Përfaqësues të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar me CIA-n amerikane për t’i dhënë fund luftës. Lajmi është raportuar nga “The New York Times”, duke cituar zyrtarë nga Lindja e Mesme dhe nga vendet perëndimore.
Sipas burimeve të gazetës amerikane, oferta për negociata është bërë përmes një agjencie inteligjence të një vendi të paidentifikuar. Kjo e fundit duket se ka vepruar si ndërmjetëse mes palëve.
Raporti thekson se kjo lëvizje sinjalizon një përpjekje të mundshme të Teheranit për të hapur një kanal komunikimi me Uashingtonin në mes të përshkallëzimit të konfliktit. Gjithsesi, për momentin nuk ka ende konfirmime zyrtare nga palët e përfshira.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)